top of page

ATV Dukagjini lindi nga një ëndërr dhe një dashuri e madhe për vendlindjen.
Astriti dhe Eleonida, pas shumë vitesh në Austri, vendosën të kthehen në Istog për t’i dhënë jetë një ideje që i kishte ndjekur gjithmonë — të ndanin me të tjerët bukurinë e jashtëzakonshme të bjeshkëve të Dukagjinit.

Kështu nisi gjithçka: me disa motorra, shumë dëshirë dhe një natyrë që të lë pa fjalë.
Që nga dita e parë, njerëzit erdhën me kuriozitet dhe ikën me buzëqeshje.

Sot, ATV Dukagjini është shumë më shumë se një biznes – është një përvojë për këdo që do aventurë,

natyrë dhe momente që mbahen mend gjatë.

 

Ne ofrojmë motorra me katër goma (ATV) për të eksploruar terrenet e bukura të Dukagjinit.

Misioni ynë është t’ju japim mundësinë të përjetoni emocione të vërteta, të largoheni nga rutina dhe të zhyteni në natyrë – me adrenalinë, liri dhe shumë argëtim.

bottom of page